n IArdian Ismajli po bën një rritje të madhe profesionale në karrierën e tij. Brenda një periudhe të shkurtër, ai arriti të siguronte një vend titullari te Kombëtarja shqiptare, ndërsa këtë sezon po kthehet në një element kryesor edhe te skuadra e tij, Specia, që garon në Serie A.
Futbollisti shqiptarë së fundmi ka dhënë një intervistë për “La Nazione” në Itali, ku përveç futbollit në Itali dhe skuadrës së tij, Specia, ka folur edhe për fëmijërinë e tij në periudhën e luftës në Kosovë si dhe për vendosshmërinë e tij për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë.
“Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një ëndërr e madhe sepse ky ekip kombëtar përfaqëson të gjithë shqiptarët që u ndanë pas luftës në 6 vende të ish-Jugosllavisë dhe ata që padyshim jetojnë në pjesë të tjera të botës, ndërsa ekipi kombëtar i Kosovës përfaqëson vetëm Kosovën. Të luash për Kombëtaren shqiptare është një privilegj, por unë ende e ndjek Kosovën me shumë dashuri, ku kam lindur dhe jam rritur në futboll” – është shprehu Ismajli, i cili me Specian këtë edicion ka zhvilluar gjithsej 18 ndeshje, 11 prej të cilave në Serie A, aty ku ka dhuruar edhe një asist për gol.
Kujtojmë Ismajli në futbollin elitarë italian u transferua shtatorin e vitit 2020 nga rradhët e Hajduk Split.