Koreja e Veriut nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio për shkak të shqetësimeve që lidhen me Covid-19.
Mediat e shtetit komunist bënë me dije se vendimi është marrë për të mbrojtur atletët nga pandemia. Zyrtarisht, Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus, por në muajt e fundit, ka pasur një largim masiv i të huajve nga kufizimet e forta dhe mungesa në ushqime dhe ilaçe.
Në 2018-ën, Peniani dërgoi 22 atletë, bashkë me zyrtarë qeveritarë, artistë performues, gazetarë dhe 230 nxitëse tifozësh.
Lojërat Olimpike, që u shtynë për disa kohë, do të mbahen nga data 23 korrik deri më 8 gusht në Japoni.