Zinedin Zidane do të ketë probleme të mëdha për ta bërë seleksionimin e formacionit startues sonte kundër Liverpullit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, kjo pasi nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit, Rafael Varane.
Francezi raportohet se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve sonte kundër skuadrës së Jurgen Klop.
Trajneri i “Galaktikëve” do të ketë probleme të mëdha për të bërë seleksionimin e lojtarëve për formacionin startues, sidomos në vijën e fundit, duke pasur parasysh se nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mbrojtësve Serhio Ramos dhe Dani Karvahal.