ZYRTARE, FC Shkupi shkarkon edhe Hasan Ozer BALLINA FUTBOLL Futboll vendor LPFM TOP LAJME infosport - 05/04/202105/04/2021 0 Skuadra e FC Shkupit edhe zyrtarishtë ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin turk, Hasan Ozer. Disfata e djeshme nga Renova dhe distancimi prej10 pikëve nga kreu i tabelës, ka bërë që skuadra nga Çairi dhe tekniku turk ti ndajnë rrugët. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga tabori i FC Shkupit përmes faqes zyrtare, duke komunikuar ndërprerjën e kontratës me Ozer, i cili në Çair erdhi në merkaton e dimrit. Hasan Ozer ishte trajneri i tretë që udhëheqi Shkupin në këtë sezon, pasi para tij u larguan Umit Karan dhe Muharem Bajrami. Nga tabori bardheblu kanë bërë të ditur që ditëve në vijim do të njoftohet për trajnerin e ri që do të jetë zëvendësuesi i Ozerit.