Barcelona ka marrë një lajm shumë të keq ditën e sotme, kjo pasi ylli i tyre, Ansu Fati do të duhet të kryejë një tjetër operacion. Talenti i madh i sulmit është dëmtuar që në muajin nëntor të vitit të shkuar.
Dëmtimi pritej të zgjaste rreth 3 muaj, por duket se çdo gjë ka dalë jashtë parashikimeve. Mediat spanjolle raportojnë se Ansu Fati do të duhet të kryejë një tjetër operacion.
Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë 18-vjeçari do të humbte jashtëzakonisht shumë, pasi përveç ndeshjeve me Barcelonën, ai tashmë rrezikon seriozisht edhe Europianin me Kombëtaren e Spanjës.