Një lajm i befasishëm na vjen nga tabori i përfaqësueses së Kosovës, teksa Leart Paqarada ka vendosur të braktisë përkohësisht ekipin “Dardan”.
Mbrojtësi 26-vjeçar një gjë të tillë ka njoftuar përmes rrjetit të tij social në “Instagram”, ku ndër të tjerash ka thënë se ai nuk do të veshë fanellën e Kosovës përderisa në krye të bankinës do të qëndrojë Bernard Çallandes.
Paqarada thotë se ndihet i ofenduar nga zgjedhja që tekniku zviceran ka bërë kundrejt tij, duke i dhënë shumë pak hapësira në fushën e lojës.
Kjo ka bërë që futbollisti dardan të largohet nga përfaqësuesja, por thekson se do të jetë një vendim i përkohshëm për të mbrojtur dinjitetin e tij.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Leart Paqaradës: