Barcelona ka vuajtur shumë sonte ndaj Valjadolidit në ndeshjen e javës së 29-të në La Liga. Ekipi i Ronald Kuman shënoi fitore minimale 1:0 në “Kamp Nou”, me një gol të shënuar nga Usman Dembele në minutën e 90-të, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi francez 10 minuta para se të shënonte kishte nxjerrë edhe një karton të kuq për Oskar Plano të Valjadolid.
Me këtë fitore, “katalunasit” përfituan nga gabimi i liderit aktual, Atletiko Madridit, që mbrëmë u mund në “Ramon Sançez Pizhuan” nga Sevilja me rezultatin minimal 1:0, duke iu afruar skuadrës madrilene në vetëm një pikë.
Për Barcelonën ishte kjo fitorja e 5-të rradhazi, derisa xhiron paraprake ata kishin mundur me rezultatin 6:1 Real Sociedadin e Adnan Januzajt.
Në anën tjetër Valjadolidi ka regjistruar vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit në La Liga, teksa së fundmi kishte barazuar 1:1 kundër Seviljës.
Valjadolidi po lufton për mbijetesë, ndërsa aktualisht ndodhet në pozitën e 16-të me 27 pikë. (infOSport.mk)