Bernard Berisha ka shënuar dy gola në fitoren 5:0 ndaj Krasnodar në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të në elitën e futbollit rus, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti “dardan” edhe pse në lojë u inkuadrua nga bankina në minutën e 38-të, një gjë e tillë nuk i pengoi aspak për të qenë më i miri i takimit.
29-vjeçari nga Peja tundi rrjetën në minutat 51′ dhe 68′. Finalizim i bukur te goli i parë i lojtarit dardan, i cili shmangu portierin kundërshtar përpara se të dërgonte topin në rrjetë.
Berisha nuk u ndal dhe festoi sërish në mesin e fraksionint të dytë të ndeshjes. Kundërsulm perfekt i Akhmat dhe gol i Berishës pas një asisti të marrë nga sllovaku Almasi.
Falë kësaj dopiete Bernard Berisha arriti në shifrën e 8 golave të shënuar gjatë këtij edicioni, duke kryesuar listën e golashënuesve te skuadra e Akhmat Grozny.