Ditë të tmerrshme për Lukas Torreiran, futbollistin e Atletiko Madrid, i cili humbi nënën e tij për shkak të “Covid 19”.
Futbollisti uruguajan është rikthyer në vendlindjen e tij për të qenë afër familjes së tij në këto momente të vështira.
Vajtimi preku thellësisht Torreiran, i cili në një intervistë deklaroi se i kishte komunikuar agjentit të tij se ai nuk dëshironte të luante më në Europë.
“Mora agjentin tim sapo më vdiq nëna dhe i thashë më hiq nga Europa. Nuk dua të luaj më këtu, paratë nuk janë gjithçka. Ka disa gjëra më të rëndësishme në jetë dhe dua të luaj te Boka Xhuniors”.
Lucas Torreira ishte shumë i afërt me nënën e tij. Futbollisti i Amerikës së Jugut shpesh dhe me dëshirë postonte imazhe në rrjetet e tij sociale në shoqërinë nënës së tij, së cilës i kishte kushtuar edhe një tatuazh në pulpën e tij.
Vdekja e zonjës Torreira pas disa ditësh shtrimi në spital në kujdesin intensiv në Salto për Covid 19, tronditi mesfushorin që u kthye në Amerikën e Jugut për t’u ribashkuar me familjen e tij.
Në një intervistë me mikrofonët ESPN Argjentinë, Torreira tha: “Unë jam duke u përpjekur të kaloj këtë situatë, është e vështirë të kuptoj që nëna ime nuk do të jetë më me ne, por me kalimin e kohës ne do të mësojmë të jetojmë me këtë dhimbje. Ajo vdiq nga Covid- 19, kalova njëmbëdhjetë ditë me familjen time në vështirësi deri të hënën e kaluar, kur mora telefonatën duke më thënë se nëna ime kishte humbur jetën”.
Lojtari në pronësi të Atletiko Madrid, por i huazuar te Arsenali ka marrë lejen e klubeve për të qëndruar edhe disa ditë në shtëpi.