Klubi i futsallit nga Struga, Enhalon ka shkruar historinë, pasi nga sezoni i ri do të luajë për herë të parë në Ligën e Parë. Enhalon ka siguruar një vend në mesin e më të mirë të futsallin vendor, pasi në ndeshjen e fundit arriti të deklasoj Ovcen Polen me rezultatin 5:1. Golat për triumfin e skuadrës strugane i shënuan, Abil Shaqiri, Darko Baloski, Adem Canoski, Badal Naumoski dhe Adnan Agusheski.
Enhalon sezonin e mbyll me 24 të grumbulluara, po aq sa ka edhe Shkëndija e Tetovës, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Për ekipin strugan, Enhalon ky ishte sezoni i parë në Ligën e Dytë të futsallit vendor dhe që në sezonin e parë arritën që të sigurojnë një vend në Ligën e Parë.