Në verë mund të ndodh një transferim i papritur, nëse është për të ju besuar raportimeve të fundit që vijnë nga Spanja. Sipas tyre Milani ka shprehur gatishmërinë që të transferojë yllin e rivalëve të Interit, Marcelo Brozoviç.
Meite nuk ka një të ardhme të sigurt tek Milani, ndërsa pikërisht kroati pritet të jetë emri i cili do të zëvëndësojë futbollistin që akoma është në pronësinë e Torinos.
Siç raporton “Fichajes.net”, Brozoviç po vëzhgohet nga drejtuesit e Milanit, të cilët e shohin si një blerje ideale pasiqë nuk ka një çmim të lartë në tregun europian të futbollit.
Kontrata e Brozoviç me Interin skadon në vitin 2022, ashtu që merkatoja e kësaj vere është mundësia e fundit që “zikaltërit” të sigurojnë një shumë parash nga kartoni i tij.