Ish-futbollsiti i Interit, Fredi Guarin, gjatë ditës së sotme është përfshirë në një ngjarje të pazakontë, teksa u arrestua nga policia kolumbiane në shtëpinë e prindërve të tij.
Dyshohet se shkaku i arrestimit të mesfushorit kolumbian ka qenë dhuna në familje.
Një video ka qarkulluar së fundmi në mediat kolumbiane dhe rrjetet sociale, ku Guarin shfaqet i gjakosur, teksa përpiqet të përleshet me policinë.
Ish futbollisti i Interit u nxor me dhunë nga shtëpia nga forcat e rendit, teksa dyshohet të ketë qenë i dehur.
Sipas gazetës “El Pais” në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe e akuzoi futbollistin për sulm ndaj babait të tij. Futbollisti 34-vjeçar, teksa i bën rezistencë policisë dëgjohet duke bërtitur: “Më lësho idiot”.
#Atención El jugador de Millonarios Fredy Guarín fue conducido por la Policía en Medellín, tras haber protagonizado un episodio de violencia intrafamiliar en la casa de sus padres pic.twitter.com/tf1Mgr6GQf
— BluRadio Colombia (@BluRadioCo) April 1, 2021