Maqedonia fiton Gjermaninë dhe lë mbrapa ish kampionët e Botës në grup!

Të mërkurën në mbrëmje u zhvilluan 3 sfidat e vlefshme në Grupin “J” eliminatorë për Botërorin e vitit 2022 që për herë të parë do të mbahet në Katar. Ky grup ku bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, kryesohet çuditërisht nga Armenia me 9 pikë, që triumfoi 3:2 në ndeshjen me Rumaninë, ndërkohë që vendi i dytë mbahet pikërisht nga të besuarit e trajnerit, Igor Angellovski me 6 pikë.

“Verdhekuqtë” bënë surprizën më të madhe të mbrëmjes së kaluar, duke mundur Gjermaninë midis Duisburgut me rezultat 2:1, falë golave të shënuar nga Goran Pandev në pjesën e parë dhe të Elif Elmas në pjesën e dytë.

Pas Maqedonisë ndodhen ish kampionët e Botës, Gjermania, po ashtu me 6 pikë, Rumania në pozitën e katërt ka vetëm 3 pikë, po aq sa ka edhe Islanda, qëmundi Lihtenshtejnin, skuadër kjo që në 3 xhirot e para nuk ka marrë asnjë pikë. (infOSpor.mk)

Leave a Reply