Arbitri serb Srxhan Obradoviç është dënuar me 15 muaj burg dhe një pezullim 10 vite për të mos arbitruar asnjë ndeshje futbolli.
Arbitri ishte arrestuar pas akordimit të 11-metërshit gjatë ndeshjes së vitit 2018 në kampionatin serb midis ekipeve të Suboticës dhe Radniçkit.
Obradoviç dha një penallti absurde vendasve të cilët pas kësaj fitoreje me rezultatin 2:0 arritën të kualifikoheshin për në Europa Ligë.