Në këto momente në qytetin e Seviljës po zhvillohet takimi midis Spanjës dhe Kosovës, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.
Kjo ndeshje kishte filluar mes shumë polemikave, për shkak mos pranimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Spanjës, ndërsa vazhduan edhe pak para fillimit të ndeshjes.
Ekspedita e gazetarëve nga Kosova derisa po qëndronin në tribuna me flamujt kosovar, kanë hasur në probleme.
Në një lidhje direkte me T7, gazetari Berat Buzhala, një ndër gazetarët e pranishëm në stadiumin “La Cartuja” të Seviljës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla para takimit.
Ai ka zbuluar se atyre iu afruan autoritet e Federates Spanjolle te Futbollit duke kërkuar t’ia marrin flamurin e Kosovës.
Buzhala shpjegon se kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhëratë nga lart.
Mirëpo, ai zbuloi se me insistimin e tyre, flamuri ka mbetur tek ata dhe valvitet në stadiumine Seviljës, pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.