Shqipëria fiton, por nuk bind sërish (VIDEO)

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme 0:2 në përballjen me San Marinon në transfertë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku kuqezinjtë dominuan nga fillimi, por rastet ishin të pakta. Ne pjesën e dytë kuqezinjtë ishin edhe më kërkues dhe gjeten dy herë golin kundërshtarë.

I pari ishte Rei Manaj, i cili shënoi në minutën e 63-të falë asitit të Myrto Uzunit, ndërsa ky i fundit në minutën 85-të shënoi edhe golin e dytë.

Me këtë fitore Shqipëria pas 3 xhirove të para në kuadër të grupit “I” arriti në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur për momentin në pozitën e tretë me 6 pikë. Ndryshe grupin e kryeson Anglia me 9 pikë maksimale, dy më shumë se Hungaria, që sonte mundi Andorrën 4:1 në transfertë. (infOSport.mk)

Leave a Reply