Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Andi Lila koordinator të PD për sportin.
Andi Lila është një ndër figurat publike që është i përfshirë në politikë dhe ka shprehur publikisht angazhimin e tij në Partinë Demokratike.
Andi Lila ka deklaruar më herët se synon krijimin e Ministrisë së Sportit e cila do të funksionojë më vete.
Sipas tij kjo ministri duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti në Shqipëri.