Një lajm tepër interesant për sa i përket merkatos së verës, ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Kombëtares, Igli Tare, i cili aktualisht luan rolin e drejtorit sportiv te Lacio.
Sipas “Radio Kiss Kiss Napoli”, presidenti De Laurentis është duke menduar për një revolucion në verë, teksa në qendër të projektit të ri është vendosur emri i Igli Tares dhe trajnerit aktual të Lacios, Simone Inzagit.
Në Itali janë të bindur që Gatuzo do të largohet në fund të sezonit, pavarësisht vendit ku do të renditet skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni.
Së bashku me të pritet të largohet edhe drejtori sportiv, Kristiano Giuntoli, teksa dyshja Tare-Inzagi thuhet se do ti zëvwndësojnë ata. E gjitha kjo në kuadrin e aludimeve, pasi ende nuk ka hapa konkret për sa i përket të ardhmes së Igli Tares.