FIFA shuan ëndërrën e tetovarit Nedim Bajrami për të veshur fanellën “kuqezi”!

Një lajm aspak i mirë për Kombëtaren shqiptare, e për më tepër për futbollistin shqiptarë me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami, i cili me shumë gjasa nuk do të mund të realizojë ëndërrën e tij të fëmijërisë për të veshur fanellën “kuqezi”, njofton “infOSport.mk”.

Ëndërrën e Bajramit po e shuan FIFA dhe rregullar e saj, që thonë se një futbollistë nëse ka luajtur mbi moshën 21-vjeç për një kombëtare tjetër, nuk mund të luaj për një tjetër.

Bajrami me të rinjët e Zvicrës ka luajtur 4 ndeshje mbi moshën 21-vjeç, ashtu që është thuajse e pamundur i njëjti të ndihmojë kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. Një lajm të tillë kanë bërë të ditur mediat në Zvicër, që ju referohen rregullave të FIFA-s, ndërsa gjithçka zyrtare pritet të bëhet ditëve në vijim. (infOSport.mk)

Leave a Reply