Maqedonia ka shokuar Gjermaninë në fundin e pjesës së parë, duke shënuar golin e epërsisë me anë të kapitenit Goran Pandev, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka filloi nga ana e majtë, kur pas një asisti të Ezgjan Alioskit, shkupjani Enis Bardhi me të parën asistoi për Pandev aty pranë golit të Ter Shtegen, i cili nuk pati fare mundësi për të intervenuar para kapitenit të përfaqësueses sonë.
Kësisoj Maqedonia pjesën e parë e mbylli me epërsi minimal 1:0 dhe më një lojë të shkqyer, duke mos i lejuar shumë hapësira skuadrës së Joakim Lëv.