Igor Angellovski ka zbuluar formacionin me të cilin do ti kundërvihet Gjermanisë së fuqishme të Joakim Lëv, njofton “infOSport.mk”.
Njëjtë sikurse në ndeshjen e fundit kundër Lihtenshtejnit në Shkup, edhe sonte Angellovski ka ulur në bankinë Egzon Bejtullain, ndërsa gjithashtu vërehet se ka ndryshuar edhe skemë, duke vendosur të luaj me 5 mbrojtësa.
Përveç shqiptarit Musliu në mbrojtje bashkë me të do të luaj edhe Velkovski dhe Ristovski, ndërsa vendin e këtij të fundit në krahun e djathtë të mbrojtjes do ta zë Boban Nikolov. Në të majtë do të luaj i zakonshmi, Ezgjan Alioski.
Enis Bardhi, Arijan Ademi dhe Elif Elmas do të komandojnë në mesfushë, ndërsa në krye të sulmit bashkë me Pandev do të luaj Aleksandar Trajkovski.
Në anën tjetër Gjermania do të sulmojë me 3 sulmues, Gnabry në qendër dhe Sane – Havertz do të luajnë në krahë. Në portë do të jetë numri 1 i Barcelonës, Ter Shtegen, në qendër të mbrojtjes do luajnë Ginter dhe Rudiger, ndërsa në krahë Xhan dhe Gosens. Në mesfushë do shohim një luftë të madhe, pasi përballë Bardhit, Ademit dhe Elmas do të jenë Kimih, Goretzka dhe Gjundogan.
Ndeshja Gjermani – Maqedoni do të startojë në ora 20:45.