Futbollisti tetovar, Nedim Bajrami është larguar nga grumbullimi më Kombëtaren e Shqipërisë, një ditë para ndeshjes me San Marinon. Fantazisti është rikthyer te skuadra italiane e Empolit.
Mesfushori kuqezi, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, nuk e ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FIFA për të luajtur një ndeshje zyrtare.
Duhet thënë se bëhet fjalë për çështje burokratike, të cilat pengojnë futbollistët. Ai më parë ka luajtur me moshat e Zvicrës.
Bajrami aktualisht luan me skuadrën e Empolit është grumbulluar me kombëtaren kuqezi pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e tij në Serinë B italiane.
Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova duhet të presë për të realizuar ëndrrën e madhe.