Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Interi dhe Juventusi mund të kryejnë një shkëmbim spektakolar.
Sipas tyre danezi i Inter, Kristian Eriksen mund të kalojë te Juventusi, derisa Paulo Dybala te Interi.
Paulo Dybala është një dëshirë e madhe e Interit dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta sakrifikojnë Kristian Eriksenin.
Dybala pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasiqë kontrata e tij me “Biankonerët” skadon në vitin 2022.
Eriksen nga ana tjetër pëlqehet nga Pirlo dhe palët pritet të nisin bisedimet së shpejti.
Përveç Eriksen Inter do të duhet të paguaj më së paku 20 milionë euro për kartonin e Dybalas.