Kosova U21 barazon në miqësoren e dytë me Katarin U23

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka barazuar në miqësoren e dytë kundër Kombëtares Olimpike të Katarit U23, me rezultat 2:2.

Tre ditë pas humbjes në ndeshjen e parë (2:0), Dardanët e rinj kanë treguar lojë dukshëm më të mirë në ndeshjen e dytë, madje duke krijuar epërsi prej dy golash, por të cilën nuk arritën ta ruajnë deri në fund të takimit.

Pjesa e parë kaloi në mbizotërim të futbollistëve dardan, të cilët arritën ta zhbllokojnë rezultatin në minutën e 6-të, me golin e Veton Tushës.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte me fat për Dardanët e rinj, të cilët e shtuan epërsinë me golin e Valmir Veliut, pas katër minutash lojë.

Megjithatë, në 15 minutat e fundit vendasit falë edhe përvojës më të madhe arritën ta shkrijnë epërsinë e Dardanëve, me golat e shënuar nga Hashim Ali dhe Mustafa Meshaal.

 

Leave a Reply