Jasir Asani në verë pritet të largohet nga Partizani, me të cilën skuadër edhe i skadon kontrata.
Futbollisti sezonin e shkuar u huazua për gjashtë muaj te AIK në Suedi, me klubin nga Stokholmi që nuk shfrytëzuan të drejtën për blerjen përfundimtare.
Futbollisti në verë kishte një ofertë konkrete nga Masafi në Dubai, ndërsa sipas shtypit të shkruar Asani nuk pranoi të firmoste një parakontratë me këtë ekip, duke u fokusuar te “Demat e Kuq”.
Ky sezon edhe njëherë ka treguar se shkupjani 24 vjeçar është nga më të mirët në elitën e futbollit shqiptarë, teksa nuk kanë munguar ofertat. Janë tre të tilla në tavolinë, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Asanit! Me siguri larg Partizanit….