Maqedonia e Veriut mbrëmë në arenën “Todor Proeski” mundi Lihtenshtejnin me rezultatin e thellë 5:0, njofton “infOSport.mk”.
Serinë e golave e hapi futbollisti shqiptarë i Levantes, Enis Bardhi, ndërsa pjesë e kësaj fitore gjithashtu ishin edhe Visar Musliu, Ezgjan Alioski (titullarë), Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani.
Fatntazisti i Partizanit në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të, duke zëvendësuar Trajkovskin. Hasani bëri një ndeshje shumë pozitive me ekipin përfaqësues, por çudit fakti se tetovari për shumë javë me Partizanin ka marrë vetëm 9 minuta në dy ndeshje, kjo për gjendjen fizike; ndërsa trajneri Angellovski e aktivizoi dje në mbrëmje për 24 minuta.
Një lajm i mirë ky për tifozët e Partizanit, që shohin t’u rikthehet me minuta në këmbë dhe në një formë sportive të mirë, blerja më e bujshme e e janarit dhe shpresa e sulmit që do ndihmonte skuadrën për të fituar titullin e kampionit.