Kombëtarja e Shqipërisë sot në “Air Albania” në Tiranë mirëpriti Anglinë në kuadër të xhiros së dytë të grupit “I”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar2022”.
Për shkak pandemisë Covid 19, ndeshja në fjalë u zhvillua pa praninë e tifozëve, megjithatë grupi “Tifozat Kuqezi” pak orë para ndeshjes kishin vendosur një fotografi gjigante në anën perëndimore me figura të shquara shqiptare, përfshirë këtu edhe kryekomandantin legjendar, Adem Jasharin.
Përveç tij, mbrapa golit ishin rreshtuar edhe disa figura tjera të çmuara shqiptare, si Skenderbeu, Ded Gjo Luli, Aleksandri i Madh dhe Pirro i Epirit, me mbi shkrimin ‘SYTË DHE ZEMRËN TE JU’.
Sipas një burimi pranë kombëtares, ndeshja ishte në rrezik të mos zhvillohej fare në rast se nuk do të largohej figura e Komandantit të UÇk-së, Adem Jashari.
Arsyetimi i UEFA-s ishte se ai simbolizon luftën.
Adem Jashari ishte ndër themeluesit e UÇK-së dhe komandant i përgjithshëm i saj.