Policia e Shtetit shqiptarë ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes që do të zhvillohet sot mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bën me dije se bizneset në stadium do të mbyllen përpara ndeshjes, po ashtu edhe rruga në afërsi të stadiumit do të bllokohet në momentin e hyrjes dhe daljes së ekipit të Anglisë, nga hoteli për tek “Air Albania”.
Vlen të theksohet se ky takim është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” dhe do të startojë me fillim nga ora 18:00, dhe do të luhet pa praninë e tifozëve, për arsye edhe të masave anti-COVID.