Anglia ka regjistruar edhe fitoren e dytë, edhe atë me rrjetë të paprekur në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi i Garet Sautgejt në kuadër të grupit “I” mundi Shqipërinë në “Air Albania Stadium” me rezultatin 2:0, me nga një gol të shnëuar në secilën pjesë.
Hari Kejn me kokë në minutën e 38-të shënoi golin e parë në rrjetën e Etrit Berishës, ndërsa Mejson Maunt në të 63-tën shënoi edhe golin e dytë, me të cilin u mbyll edhe ky takim.
Në këtë mënyrë “Tre Luanët” ndërprenë serinë prej 4 fitoreve të njëpasnjëshme dhe në përgjithësi 6 ndeshjeve pa humbje të kombëtares shqiptare, që mbetet me vetëm një fitore në këtë grup.
Në anën tjetër Anglia me 6 pikë dhe një gol averazh 7:0 kryeson grupin “I” me 6 pikë, edhe atë në prag të ndeshjes derbi me Poloninë, ndeshje kjo që në program është me 31 mars në Uembli stadium. (infOSport.mk)