Lajme aspak të mira në kampin kuqezi, kjo pasi për ndeshjen me Anglinë, trajneri Edi Reja nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit kryesor, Marash Kumbulla.
Mbrojtësi i Romës luajti për 90 minuta në ndeshjen me Andorrën (0:1), teksa një dëmtim në menisk ka bërë që lojtari të lërë grumbullimin.
Kumbulla, sipas asaj që raporton “Top Channel” do rikthehet nesër në Itali, aty ku do i nënshtrohet një kontrolli të specializuar për të parë gradën e dëmtimit. Shpresohet që lojtari të shmangë operacionin, ndërsa ka munguar për Romën për disa javë.
Një humbje e madhe e kjo për ekipin “kuqezi”, që ndeshjen kundër Anglisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, do ta zhvillojë nesër (e diel) me fillim në ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.