Juventus do të bëjë një sforcim për të bërë të lumtur Kristiano Ronaldon. Kështu shkruan e përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport, sipas së cilës “Bardhezinjtë” do të kërkojnë të marrin njërin mes Serxhio Agueros dhe Moise Kean.
Kontrata e argjentinasit me Mançester Sitin skadon në fund të sezonit, ndërsa për italianin, aktualisht i huazuar te PSZh-ja nga Evertoni, do të bëhej fjalë për një rikthim, pasi i njëjti edhe më parë kishte qenë pjesë e kampionëve të Italisë.