Gjigandët turq të Fenerbahçe thuhet të kenë kontaktuar strategun e njohur italian, Mauricio Sarrin, me të cilin bisedimet do i vazhdojnë edhe javën e ardhshme. Skuadra nga Stambolli ka shkarkuar Erol Bulut dhe ia ka besuar stolin legjendës së klubit, Emre Belozoglut si trajner i përkohshëm për 10 ndeshjet e mbetura.
“Ajansspor” pretendon se klubi ka kontaktuar Sarrin dhe presidenti Ali Koç i ka ofruar trajnerit nga Firenca postin e trajnerit.
Raporti thotë se Sarri dhe ekipi turk janë afër arritjes së një marrëveshje dhe do të kenë një takim tjetër javën e ardhshme për të përpunuar detajet e një marrëveshje të mundshme.
Sarri ka qenë i lidhur me një kthim në Serie A edhe javët e fundit, me thashethemet e një kthimi të papritur në Napoli, ose për të zëvendësuar Paulo Fonsekan te Roma.