Super yllin e Shkëndijës, Dashmir Elezi nuk e ndal dot as Rusia!

Shkëndija  e Tetovës ka një xhevahir të vërtetë në rradhët e saja. Fjala është për 16-vjeçarin Dashmir Elezi, i cili përveç me Shkëndijën në kampionat, po shkëlqen edhe me përfaqsuesën U19 të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ai së fundmi ka shënuar në miqësoren kundër Rusisë, ndeshje kjo e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Elezi shënoi golin e parë të takimit, në të cilin për fat të keq në fund skuadra përfaqësuese U19 e vendit tonë, pësoi disfatë me rezultatin 2:1.

Diamanti i Shkëndijës prishi ekuilibrat e takimit në minutën e 16-të kur me shumë klas ‘goditi’ Rusinë dhe realizoi për 1:0. Tetovari do të ishte më i dalluari në terren deri në momentin e zëvendësimit, ndërsa pas daljes së tij nga loja, kombëtarja U19 e Rusisë përmbysi rezultatin me dy gola të shënuar në minutat 62’ dhe 83’.

Për 16-të vjeçarin Dashmir Elezi kjo ishte paraqitja e rradhës shumë pozitive, duke dëshmuar çdo ditë e më shumë talentin e tij të madh.

Kujtojmë me 16 vjet e një ditë, ai është debutuesi dhe golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Parë të Maqedonisë, aty ku tashmë numëron 12 paraqitje dhe 4 gola me fanellën e Shkëndijës.

Leave a Reply