Shpresat e Kosovës në futboll kanë pësuar humbje në kuadër të miqësores së parë të zhvilluar kundër Katarit në Doha, përcjellë “infOSport.mk”.
“Dardanët” edhe pse patën disa raste të mira për të shënuar në këtë ndeshje, nuk i’a arritën qëllimit, duke pësuar në fund me shifrat 2:0.
Që të dy golat për ekipin e Katarit i realizoi Hashim Ali Abdullatif, nga një në secilën pjesë.
Këto dy përfaqësuese do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër miqësore me 29 mars, po në Doha të Katarit, aty ku ekspedita e Kosovës U21 është vendosur tashmë disa ditë.
Kujtojmë pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës është edhe Arlind Shabani, futbollisti i Struga Trim Lum dhe Leard Sadriu, futbollisti i Shkëndijës, që aktualisht po luan në formë huazimi te skuadra e Skënderbeut nga Korça.
Këto dy ndeshje shpresave të Kosovës do i shërbejnë për ndeshjet kualifikuese ndaj Andorrës U21 që do të zhvillohen në qershor.