Përfaqësuesja e Maqedonisë me disfatë i ka nisur eliminatoret e vlefshme për Kampionatin Botëror të vitit 2022, që do të mbahet në Katar.
Të besuarit e trajnerit Igor Angellovski në një ndeshje thuajse të barabartë mbrëmë në Bukuresht u mundën 3:2 nga Rumania, ndërsa para këtij takimi, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini futbollistë ju kishte premtuar premio në rast triumfi apo barazimi ndaj Rumanisë.
Në rast fitoreje djelmoshat “verdhekuq” do të përfitonin 80.000 euro, ndërsa në rast barazimi premio do të ishte 40.000 euro.
Por, presidenti Sejdini ka vendosur që të paguaj premio futbollistëve prej 40.000 euro, si shpërblim për punën e palodhur, luftën në fushë dhe ruajtjen e një atmosfere pozitive para ndeshjes me Lihtenshtejnin.
Ndeshja Maqedoni – Lihtenshtejn do të zhvillohet të dielën në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:45, ndërsa tre ditë më vonë Maqedonia do të udhëtojë drejt Duisburgut për tu përballur me Gjermaninë.