Jan Oblak është portieri i parë që ka vlerën më të lartë në La Liga, të paktën sipas të dhanve të “Transfermarkt”.
Gardiani slloven i Atletiko Madridit, protagonist edhe në fitoren e fundit të “jorganxhinjëve” kundër Alavesh falë një penalltie të pritur në minutën e 86-të, nga portali i njohur vlerësohet plot 90 milionë euro.
Një vlerë merkatoje që nuk e ka asnjë futbollist në La Liga, madje as ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka një vlerë prej 80 milionë euro.
Një tjetër rekord i vogël në karrierën e ballkanasit, Jan Oblak, duke pasur parasysh se asnjëherë më parë, që nga krijimi i “Transfermarkt”, një portier nuk e ka kryesuar renditjen e futbollistëve më të shtrenjtë në elitën e futbollit spanjoll.
Në këtë moment, 28-vjeçari është portieri që ka pësuar më pak gola në këtë sezon të La Liga-s, 18 në 28 ndeshje.