Përfaqësuesja e Zvicrës i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset e Botërorit 2022, teksa në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë në transfertë ka shënuar plotë 3 gola, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 6 minutash.
Golin e parë e realizoi Embolo në minutën e 7-të. Gjithçka nisi me një rivënie anësore të ekzekutuar nga kapiteni shqiptarë, Granit Xhaka, që pas disa pasimeve të sakta të vie edhe super harkimi nga e majta e Rodrigez për sulmuesin Embolo, i cili me kokë shënoi për 1:0.
Nuk vonoi shumë dhe 3 minuta më pas një super asist i Shaqirit mbërriti në këmbët e Seferoviç, i cili nuk fali dhe nga brendia e zonës me të majtën e tij shënoi për 2:0.
Mirëpo “helvetët” nuk u ndalën këtu, pasi në minutën e 13-të pasoi edhe goli i tretë, këtë herë me autorë Zuber, por me asistuesin e njëjtë, Xherdan Shaqirin, i cili po zhvillon një super ndeshje sonte në Sofje të Bullgarisë.
Kështu pas 45 minutave të para, Zvicra thuajse e ka të siguruar fitoren e parë në kuadër të grupit “C” eliminatorë për Botërorin e vitit 2022. (infOSport.mk)