Shqipëria e nisi me këmbë të mbarë (VIDEO)

Shqipëria i ka nisur me këmbë të mbarë eliminatoret e botërorit “Qatar 2022”, teksa sonte si mysafir mundi Andorrën, njofton “infOSport.mk”.

1:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me një gol të shënuar nga ana e Emir Lenjanit në minutën e 41-të.

Lenjani shënoi një gol të bukur, duke kurorëzuar në ato momente dominimin e “kuqezinjëve”, ndaj Andorrës, që deri në ato momente mbrohej mirë.

Në pjesën e dytë, dominimi i Shqipërisë vazhdoi, por duhet vlerësuar edhe mbrojtjen e Andorras të cilët ishin efektivë.

Shqipëria në fund doli triumfuese, rezultati përfundimtar, Andorra 0, Shqipëria 1. Në ndeshjen tjetër të grupit, Anglia shkëlqeu përballë San Marinos, duke shënuar fitore 5:0. Kësisoj “Tre Luanët” kryesojnë renditjen para Shqipërisë në grupin “I”. (infOSport.mk)

Leave a Reply