Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë shënoi një fitore të thellë në miqësoren kundër Kombëtares së Lituanisë.
Dardanët triumfuan me rezultatin 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa në mesin e autorëve të golave në këtë ndeshje ishet edhe Vedat Muriqit, për të ardhmen e të cilit ditëve të fundit kanë shkruar shumë media.
Muriqi shënoi golin e dytë për Kosovën në përballjen ndaj Lituanisë në minutën e 64-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e Milot Rashicës, dhe me kokë shënoi për 2:0.
Përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Arbër Zeneli (2 gola) dhe Besar Halimi, i cili njëherit vulosi edhe fitoren 4:0 të ekipit “dardan”.
E ndërkohë goli i Vedat Muriqit nuk kaloi pa u përshëndetur nga klubi i tij, Lacio, të cilët shpërndarë postimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke duartrokitur golin e “Piratit”.
GOOOOOOOOOOL!
63’ 🇽🇰 Kosovë 2-0 Lituani 🇱🇹 #Dardanët #BesaBesë #ForcaKosovë 💪🇽🇰 pic.twitter.com/82gHbu1QLg
— FFK (@FFK_KS) March 24, 2021