Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mundi Lituaninë me rezultatin e thellë 4:0, duke lënë përshtypje të mirë para opinionit sportiv në Kosovë, por edhe më gjërë.
Kjo fitore me siguri se do të ndikojë pozitivisht tek “Dardanët”, të cilët ditëve në vijim do të kenë dy përballje shumë të vështira.
Fillimisht me 28 mars, ekipi përfaqësues i Kosovës do të përballet me Suedinë e latan Ibrahimoviç, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë në transfertë do të përballen me Spanjën e Luis Enrike.
Për ndeshjen kundër Suedisë, seleksionuesi Bernard Çallandes, përveç Rrahmanit, nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e brahim Dresheviq, i cili bëri një paraqitje fantastike mbrëmë ndaj Lituanisë, duke kryer me mjaft sukses detyrën e dhënë nga ana e trajnerit të tij për të luajtur në qendër të mbrojtjes së bashku me Mërgim Vojvodën.
Ky i fundit me shumë gjasa do të luaj sërish në atë pozitë, gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë Çallandes në Konferencën për shtyp.
“Vojvoda mund të vazhdojë të luajë si qendërmbrojtës, pasi na mungon Amir Rrahmani, poashtu Dresheviq për shkak kartonëve” – tha Bernard Çallandes.
Mbetet të shihet se kush do të jetë partneri i ri i Vojvodës në ndeshjen e 28 marsit kundër Suedisë. Me shumë gjasa, ai do të jetë Fidan Aliti, ndërsa vendin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes mund ta zë Paqarada.