Një futbollist i Gjermanisë rezulton pozitiv, në rrezik zhvillimi i ndeshjes me Islandën

Sipas gazetës së njohur gjermane “Bild”, futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Jonas Hofman, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e zhvilluara mëngjesin e sotëm.

Një situatë alarmante kjo për “pancerët”, teksa mbrëmjen e sotme do të luajnë kundër Islandës ndeshjen e parë eliminatore të grupit “J”, e vlefshme për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.

Stërvitja e planifikuar për mëngjesin e sotëm është anuluar dhe lojtarët janë mbyllur në dhomat e tyre,  në pritje të një vendimi dhe nuk dihet akoma fati i ndeshjes së sotme. Kujtojmë, pjesë e këtij grupi është edhe përfaqësuesja e Maqedonisë, që sonte me fillim në ora 20:45 do të luaj kundër Rumanisë në Bukuresht.

 

Leave a Reply