Elseid Hysaj në verë i bashkohet Lacios!

Elseid Hysaj në verë do të jetë një futbollist i lirë, teksa mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka vendosur që të mos rinovojë me Napolin, pjesë e së cilës skuadër është nga gushti i vitit 2015-të.

Kërkesat për shkodranin nuk mungojnë si nga kampionati Italian, po ashtu edhe nga kampionate tjera europiane.

Ndërkohë së fundmi në skenë për Hysajn, është rikthyer edhe Lacio.

Informacionet e fundit nga Italia, thonë se drejtori sportiv i “lacialëve”, Igli Tare po ndjek me vëmendje situatën e lojtarit shqiptar dhe në vijim mund të përpilojë një ofertë për ta bindur dhe për ta transferuar Hysajn në kryeqytet.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Hysaj, së bashku me menaxherin e tij, Xhufredi, do të kërkojnë të zgjedhin alternativën më të mirë për të ardhmen.

 

Leave a Reply