Amir Rrahmani ka lënë grumbullimin me Kosovën, para ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Qatar 2022”.
Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga grumbullimi për t’u rikthyer te Napoli, ku do të vazhdojë fazën e rikuperimit.
Në këtë situatë, Rrahmani humb 3 ndeshjet e këtij muaji me Kosovë, që Kosova do ti zhvillojë me Lituaninë miqësore ditën e sotme, si dhe dy ndeshjet eliminatore me Suedinë më 28 mars dhe me Spanjën më 31 mars.
Një mungesë e rëndësishme kjo për trajnerin Shaland, pasi Rrahamni është një titullar i padiskutueshëm te përfaqësuesja e Kosovës.