Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ka folur në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Andorrën, kundërshtarit të parë të “kuqezinjëve” në kuadër të ciklit të ri eliminatorë për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.
Gardiani kuqezi vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, teksa kërkoi përqendrim maksimal nga skuadra.
“Ne kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kalura. Duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë. Sidomos në ndeshjet jashtë Shqipërisë. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nesër duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë surprizë.
Trajneri na ka treguar që gabimet që kemi bërë në atë ndeshje kanë ndodhur për shkak të mos përqendrimi. Ishin gabime të evitueshme. Futëm veten në vështirë. Nesër është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi.
Morali do të jetë edhe më i madh, duke marrë parasysh që do të luajmë me ekipe të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi kualitet në ekip, por duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Do mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur.
Është një ndeshje e rëndësishme për ne, edhe kundërshtarin e njohim sepse kemi luajturn edhe më parë. Në ndeshjet që kemi lëuajtur në shtlëpi kemi vendosur veten në vështirësi prej disa gabimesh. Por me siguri që ndeshja e nesërme do të jetë diçka tjetër sepse do të jetë me një fitore që ta nismim me këmbë të mbarë”, u shpreh Etrit Berisha.
Ndeshja Andorra – Shqipëria në program është të enjten (25 mars) me fillim në ora 20:45.