Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Alfonso Dejvis është zgjedhur ambasador i Komisionerit të Lartë në Bashkimin Europian për emigrantët.
20-vjeçari i “bavarezëve” ka qenë gjithmonë i impenjuar duke mbështetur emigrantët kudo në botë.
Për vetë lojtarin e kampionëve të Gjermanisë kjo ka një domethënie të madhe pasi edhe vetë ai ka lindur në Ganë nga ku prindërit e tij emigruan në drejtim të Kanadasë duke i shpëtuar luftës në vendlindjen e tij.
Dejvis u shkëput në Kanada në moshën 5-vjeçare, nga ku nisi dhe karrierën profesionale me Vankuver dhe më pas duke hedhur një hap të madh në Europë.