Franca ndalet nga Ukraina, Belgjika dhe Çekia “OK” (VIDEO)

Franca aventurën në eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022” e ka nisur me barazim.

Kampionët e botës në fuqi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 kundër Ukrainës në shtëpi, ndeshje e vlefshme për Grupin D.

Grizman ka hapur sfidën me një magji në minutën e 19-të, por ukrainasit kanë mundur të largohen nga Parisi me një pikë falë autogolit të Kimpembe në minutën e 57-të.

Mbrëmje historike për Mbappe, i cili në moshën 22 vjeç e 3 muaj, është bërë lojtari më i ri në historinë e kombëtares franceze me 40 ndeshje të luajtura.

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Finlandës dhe Bosnje e Hercegovinës, është mbyllur me barazim. Sfida e zhvilluar në Helsinki është mbyllur me shifrat 2:2.

Buzëqesh Belgjika, që ka mposhtur 3:1 me përmbysje Uellsin në Grupin E.

Wilson (10′) ka shënuar në fillim për miqtë, derisa belgët janë kundërpërgjigjur me De Bruyne (22′), Thorgan Hazard (28′) dhe Lukaku (73′, pen.).

Kreu i këtij grupi mbahet nga Republika e Çekisë që ka mposhtur 6:2 Estoninë në transfertë.  (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply