Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar dhjetë klubet më të mira të dekadës së fundit.
Gjiganti “katalunas”, Barcelona është klubi më i mirë i futbollit në dekadën e fundit (2011-2020) me 2. 877 pikë, duke lënë pas vetes rivalët e mëdhenj të Real Madridit me 2. 782. Pason Bajerni i Munihut me 2.594 pikë dhe Paris Sen Zhermeni me 2.357 pikë, ndërkohë TOP5-shi mbyllet me Atletiko Madridin, që numëron 2.302 pikë.
Lista e publikuar nga IFFHS: |
Barcelona – 2,877 pikë |
Real Madrid – 2,782 pikë |
Bayern Munich – 2.594 pikë |
Paris Saint-Germain– 2.357 pikë |
Atletico Madrid – 2,302 pikë |
Juventus – 2,272 pikë |
Chelsea – 2.113 pikë |
Manchester City – 2,113 pikë |
Manchester United – 2,020 pikë |
Arsenal – 2,016 pikë. |