Shqipëria me 28 mars në Tiranë, në stadiumin “Air Albania” do të mirëpret Anglinë, një kundërshtarë ky shumë i fortë ndaj të cilit “kuqezinjtë” do të kenë shumë probleme.
Ndërkohë probleme po shfaqen edhe për kombëtaren angleze, kjo pasi kundër “Shqiponjave” të Edi Rejës do të duhet të luajnë pa një ndër futbollistët më të mirë, Markus Rashford.
Futbollisti më i shtrenjtë në Botë sipas CIES, humbi ndeshjen çerekfinale të FA Kupës kundër Leçesterit me fanellën e Mançester Junajtedit, shtë në rrezik për duelin kundër San Marinos nesër në mbrëmje.
Ai ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe gjendja e tij do të vlerësohet hap pas hapi dhe mbetet të shihet nëse do të jetë gati për duelin kundër Shqipërisë.
Probleme ka shfaqur edhe talenti i Arsenalit, sulmuesi Bukayo Saka. I riu ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë në ndeshjen derbi kundër Totenham dhe ndaj San Marinos as nuk do të grumbullohet, duke bërë që të rrezikojë edhe sfidën me kuqezinjtë e Edi Rejës.