Bajer Leverkuzeni dhe Peter Bosz kanë ndarë rrugët. Holandezi është shkarkuar ditën e sotme dhe gjithçka është zyrtare. Klubi gjerman ka dalë me njoftim dhe zbulon edhe se kush do e pasojë 57-vjeçarin.
“Hannes Wolf do të zëvendësojë Peter Bosz si trajner deri në fund të sezonit, ndërkohë që asistent i tij do të jetë Peter Hermann, ish-lojtar dhe ish-trajner i joni. Duam të falënderojmë Peter Bosz për kohën që kaloi në Leverkusen dhe t’i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, – shkruhet në njoftimin e “aspirinëve”.
Hannes Wolf will replace Peter Bosz as Werkself head coach until the end of the season, our former player and coach Peter Hermann will join as his assistant.
We would like to thank Peter Bosz for his time in Leverkusen and wish him all the best for the future. pic.twitter.com/Uipo1EbR5y
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) March 23, 2021
Bosz e kishte marrë drejtimin e Bajer Leverkuzenit në janar të vitit 2019, pas një eksperience të shkurtër me Borusia Dortmundin.
Më parë ai kishte drejtuar Ajaksin dhe disa klube të tjera në Holandë, si dhe Maccabi Tel Aviv në Izrael.
Peter Bosz, Leverkuzenin e udhëhoqi në 108 ndeshje, duke regjistruar 59 fitore, 16 barazime dhe 33 barazime.