Futbollistët e Atletiko Madrid, të cilët nuk janë thirrur nga kombëtaret e tyre gjatë ditës së sotme bënë një stërvitje të lehë në qendrën stërvitore të klubit, teksa gjatë zhvillimit të saj ka ndodhur një episod shumë delikat.
Francezi Mussa Dembele ka rënë papritur në tokë, duke i rënë të fikët, derisa po kryente tendosjen e muskujve bashkë me shokët e tjerë të ekipit.
Këta të fundit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë në atë moment.
Dembele është dërguar menjëherë në spital dhe nga ajo që raportohet ai ka pasur një rënie të lehtë të presionit të gjakut (rënie tensioni) dhe gjendja e tij tani është normale. Sulmuesi francez po vëzhgohet nga mjekët deri në normalizimin total të shëndetit të tij.
🚨 ÚLTIMA HORA 🚨
💥 Susto en el entrenamiento del Atlético
🤕 Moussa Dembélé ha sufrido una bajada de tensión y se ha mareado
👍🏽 El jugador se encuentra bien pendiente de evolución
⏰ Todos los detalles a las 20h en #GolSports con @LeyreBf pic.twitter.com/mc49kBFJc4
— DirectoGol (@DirectoGol) March 23, 2021